Publikohet “Raporti vjetor 2016/2017 mbi SME-të Europiane”. Ky raport paraqet lajme të mira: rimëkëmbja e SME-ve vazhdon.
Raporti vjetor, i përgatitur në baza vjetore, ofron një përmbledhje të madhësisë, strukturës dhe rëndësisë së SME -ve në ekonominë evropiane dhe një pasqyrë të ecurisë së kaluar dhe të parashikuar të SME-ve nga viti 2008 në 2018. Krahasimet me vendet partnere jashtë BE-së dhe gjithashtu përfshihen edhe sektori i ndërmarrjeve të mëdha.
SME-të pritet të vazhdojnë ritmet relativisht të qëndrueshme të rritjes në vitin 2017 dhe 2018. Punësimi i EU-28 SME-ve parashikohet të rritet me 1% në vitin 2017 dhe 0.9% në vitin 2018 dhe vlera e shtuar e tyre parashikohet të rritet me 2.5% në 2017 dhe 3.8% në vitin 2018.