{:al}
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka hapur thirrjen e parë për vitin 2017 për projekt-propozimet në fushën e turizmit. Qëllimi kryesor i kësaj thirrje është të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjerimin e sezonit turistik nëpërmjet diversifikimit të produktit turistik me modele inovative dhe promovimit të tij, si dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimit në plazhet tona.
Thirrja për projekt propozime në fushën e turizmit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është hapur me datë 24/03/2017 dhe mbyllet me datë 21/04/2017 në përfundim të orarit zyrtar ora 14:00.
Financimi që do të ofrohet do të jetë sa 50 për qind e kostos të pranuar dhe miratuar nga Ministria.”Fondi në dispozicion për këtë thirrje për projekt-propozim është 25 milionë lekë”, thuhet në udhëzimin e Ministrisë.
Projektet që propozohen dhe shpallen fituese nuk mund të fillojnë para datës 15 maj 2017 dhe duhet të përfundojnë brenda datës 15 dhjetor 2017.{:}{:en}
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka hapur thirrjen e parë për vitin 2017 për projekt-propozimet në fushën e turizmit. Qëllimi kryesor i kësaj thirrje është të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjerimin e sezonit turistik nëpërmjet diversifikimit të produktit turistik me modele inovative dhe promovimit të tij, si dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimit në plazhet tona.
Thirrja për projekt propozime në fushën e turizmit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është hapur me datë 24/03/2017 dhe mbyllet me datë 21/04/2017 në përfundim të orarit zyrtar ora 14:00.
Financimi që do të ofrohet do të jetë sa 50 për qind e kostos të pranuar dhe miratuar nga Ministria.”Fondi në dispozicion për këtë thirrje për projekt-propozim është 25 milionë lekë”, thuhet në udhëzimin e Ministrisë.
Projektet që propozohen dhe shpallen fituese nuk mund të fillojnë para datës 15 maj 2017 dhe duhet të përfundojnë brenda datës 15 dhjetor 2017{:}