Programi IPARD ka miratuar një buxhet prej 71 milion euro nga Komisioni Evropian dhe 24 milion euro grant nga qeveria shqiptare, në dispozicion për investime në zonat rurale për periudhën 2014 – 2020.
Programi IPARD – II është aprovur nga Komisioni Evropian në muajin korrik të 2015. Marëveshja Sektoriale për zbatimin e këtij programi është ratifikuar nga parlamenti shqiptar me ligjin nr. 37/2016 me datë 18 mars 2016 dhe zbatimi i këtij programi do të fillojë në vitin 2017.
Masat mbështetëse të këtij programi konsistojnë në investimet në aktive fizike të fermave bujqësore; investimet në aktive fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit; diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit; asistenca teknike; shërbimet këshillimore; zbatimi i strategjive lokale të zhvillimit; zbatimi i strategjive lokale të zhvillimit etj.