Instituti Shqiptar i SME-ve – SME Albania – në bashkëpunim me Köstinger Consulting ju njofton organizimin e edicionit të…
Instituti Shqiptar i SME-ve, SME Albania, ka ndërmarrë iniciativën e organizimit të Akademisë Verore të SME-ve çdo vit përgjatë muajit korrik.
Akademia Verore e SME-ve është një program 6-ditor që i ofron SME-ve, bazën e nevojshme teorike dhe praktike që atyre u nevojitet për t’u përshtatur me ndryshimet e shpejta me të cilat përballet ekonomia jonë, për të qenë sa më konkurrues në treg dhe për tu lehtësuar procesin e ndërkombëtarizimit.
Akademia Verore e SME-ve synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri teknike në tre fusha kryesore:
- Standardet – cilësia, shëndeti dhe siguria, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, inovacioni;
- Parashikimi i shitjeve, të drejtat e pronësisë intelektuale, aksesi në financim, menaxhimi i burimeve njerëzore;
- Inteligjenca e marketingut, marrëdhëniet me klientët, rrjetëzimi, menaxhimi i mediave sociale, lidershipi dhe komunikimi BMC, kompetencat ndërkulturore.
SASME 2017
SASME 2018
Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” organizon për të dytin vit radhazi Akademinë Verore për SME-të me temë…