Ne Japim Zgjidhjet Për Të Rritur Biznesin Tuaj

SME Albania ofron një platformë edukimi dhe trajnimi, që furnizon me njohuri e informacion, që mbështet sipërmarrësit në arritjen e sukseseve në aktivitetet e tyre.

Ky Institut do ti ofrojë mundësi sipërmarrësve të mësojnë dhe të njihen me praktika e koncepte të reja gjatë drejtimit të bizneseve të tyre, në mënyrë që të kenë mundësi të adresojnë problematikat, që lindin në sektorët dhe bizneset përkatëse. Do të zhvillohen mekanizma mbështetjeje dhe programe të reja të zhvillimit të biznesit që ndihmojnë sipërmarrësit aktualë dhe të ardhshëm në rritjen e biznesit të tyre he zhvillimin e kapaciteteve. Sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm kanë nevojë të rrisin njohuritë e tyre vazhdimisht lidhur me mundësitë në Shqipëri dhe në tregjet ndërkombëtare, zhvillimet në sektorët përkatës, menaxhimin financiar dhe formulimin e strategjive që rrisin shitjet dhe fitimet.

AKTIVITETET

Programe Trajnim, Seminare, Workshops

  • Si të fillojmë një biznes?
  • Si të fillojmë eksportin?
  • Marketing dhe plan shitjesh
  • Marketing dhe menaxhimi i financave

Shërbime Mbështetëse

  • Krijimi i projekt raporteve
  • Krijimi i projekteve financiare dhe atyre të biznesit
  • Dokumentacioni dhe procedurat e eksportit

Objektivat

  • Nxitja e individëve për të hyrë në botwn e biznesit
  • Identifikimi i nevojave për trajnim të sipërmarrësve të ardhshëm dhe atyre ekzistues
  • Të kuptuarit e koncepteve dhe aftësive në menaxhimin e bizneseve

Turet e Studimeve

Ne ofrojmë programe shkëmbimi për sipërmarrësit tanë të rinj në bashkepunim me parterët tanë.

Programet dhe Iniciativat e Kërkimit

Kemi programe hulumtuese të cilat janë strategjike, të synuara, të koordinuara dhe janë të dizajnuara për të sjellë risi ose ekspertizë në lidhje me një fushë të caktuar.

Good Practice Forum 2018

SME Albania, është duke marrë pjesë në Good Practice Forum 2018 që mbahet në datat 30 deri më 31 maj 2018 në Torino, duke shënuar fazën përfundimtare të thirrjes për praktikat më të mira në “Ndërkombëtarizimin e SME-ve”